Pamje të reja nga përplasja e mbrëmshme ndërmjet simpatizantëve të VV-së dhe PDK-së

Festa e simpatizuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së mbrëmë ka përfunduar me përleshje në mes dy palëve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.

Lajme

12/06/2017 18:20

Menjëherë pasi koalicioni PDK, AAK dhe Nisma kanë shpallur fitoren në sheshin Skënderbe në Prishtinë dhe teksa simpatizantët e PAN-it po festonin, në anën tjetër ishin simpatizantët e Vetëvendosjes, të cilët për më shumë se 30 minuta kanë bllokuar rrugën mbrapa  Komunë së Prishtinës, duke shkaktuar kaos në komunikacion. Madje simpatizuesit e VV’së, janë konfrontuar edhe me pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Në internet janë shpërndarë disa video në të cilat shihet konfrontimi i simpatizuesve të LVV’së dhe atyre të PDK’së me pjesëtarët e policisë.