Pamje të reja nga ndërtimi i kampusit madhështor të APPLE |VIDEO|

Një video e re e kampusit gjigand të APPLE "Campus 2" që ka një formë sikur një anije hapësinore dhe do të ketë hapësirë pvr 18.000 punëtorë deri në vitin 2017, është publikuar në YouTube.

Fun

18/09/2015 17:54

Puna në kampusin i cili shtrihet në një hapësirë prej 70 hektarëve ka filluar në vitin 2013 dhe do të përfundoj në fund të vitit 2016, dhe apple ka plan që punëtorët t’i lëvizë në vitin 2017. Në hapësirën rreth kampusit në formë ‘anije hapësinore’ do të krijohen rreth 28.000 metra katrorë të objekteve që do të shfrytëzohen për hulumtim, parking për të gjithë punëtorët dhe një auditorium me 1000 ulëse.

Kjo video është bërë nga Emory Peterson me ndihmën e një droni, dhe deri më tani është një nga pamjet më të qarta që paraqet se sa i madh do të jetë kampusi i ‘APPLE’. Kurse kompania ‘APPLE’ gjatë gjithë kohës është duke e freskuar uebfaqen e tyre me detaje dhe informacione për ecurinë e projektit. /lajmi.net

 

None animated GIF

YouTube player

Apple Campus