Pamje të reja nga ‘Baby Shower’ i Adelina Tahirit!

Javën e kaluar këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri ka realizuar "Baby Shower", për djalin e saj që vjen në jetë.

ShowBiz

24/08/2018 12:29

Nga festa madhështore u publikuan imazhe dhe video të llojllojshme prej miqve që ishin të pranishëm, shkruan lajmi net.

Fjolla Morina, Big Mama e shumë të tjerë ishin pjesë e kësaj dite të rëndësishme të këngëtares, me ç’rast ka zbuluar edhe emrin e djalit, që do të quhet Jon.

Ndërsa tani, Adelina ka sjell pamje të reja të festës gjersa në një moment shihet duke e përqafuar bashkëshortin. Tahiri duket të jetë e lumtur edhe pse nga shumë njerëz është kritikuar për diferencën në moshë që kanë.

Në projekte muzikore ka kohë që nuk është aktivizuar por që këngën e radhës do ia dedikojë djalit që vjen së shpejti në jetë. Kujtojmë që Adelina dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov u martuan në dhjetor të vitit 2017./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bm24oanHDLA/?hl=en?&taken-by=adelina_tahiri1