Pamje të mobilizimit të policisë, me autoblinda drejt kufirit me Serbinë (Video)

Lajmi se një tren serb po i afrohej kufirit të Kosovës, mobilizoi policinë e vendit.

Lajme

15/01/2017 14:03

Treni rus i cili u nis nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës bartte më vete dhe afishe e mbishkrime kundër shtetit të Kosovës duke mos harruar dhe ikona kishtare, njofton Klan Kosova.

Në gjendje gatishmërie për gjithçka pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga shumë njësi u nisen drejt pikë kalimit me Serbinë në Jarinje, nga ku pritej të hynte treni i mbushur me serb pa lejen e autoriteteve kosovare.

YouTube player