Pamje shokuese nga kasaphana e lopëve të ngordhura në Pejë

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës arrestoi një person të cilit iu kapën mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, i gatshëm për t’iu shitur njerëzve.

Lajme

17/01/2019 19:12

Kallxo.com ka siguruar disa fotografi të lopëve të ngordhura të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

Kurse,  Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., të cilët iu zu mbi 1 tonë mish i prishur.