Pamje rrëqethëse, avioni me pasagjerë goditet nga rrufeja (Video)

Avioni i kompanisë holandeze KLM, është goditur nga rrufeja ndërsa po ngjitej në ajër. Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerës e cila filmoi momentin rrëqethës, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Bota

15/11/2017 09:22

 

Për fat të mirë, asnjëri nga pasagjerët apo pjesëtarët e ekuipazhit të Boeing 777 nuk është lënduar.

Videoja e këtij momenti ka përfunduar shumë shpejt në rrjetet sociale dhe brenda një kohe të shkurt është bërë virale.