Pamje nga xhirimi i klipit të ri nga Gold Ag dhe Buraku

Në vitin që kemi lënë pas, reperi Gold Ag ishte shumë aktiv me projekte të reja.

ShowBiz

15/01/2018 11:25

Ai nuk është ndalur me kaq, me të filluar 2018-a, Goldi  ka paralajmëruar projektin e radhës, i cili do të publikohet shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe, reperin do ta shohim në duet me Burak Vehapin nga Grupi Fama, e që kënga padyshim premton të jetë hit ashtu si projeket e tjera të tij.

Lajmin për këtë bashkëpunim e kishte bërë të ditur vetë Goldi përmes rrjeteve sociale, ndërsa tani po punojnë rreth finalizimit të projektit.

Dyshja kanë udhëtuar në bregdetin shqiptar, aty ku edhe po e xhirojnë projektin e ri, në rrjete sociale janë publikuar pamje nga filmimi i videoklipit.

Për klipin, dyshja kanë bashkëpunuar me “MProdution”, në një foto që ka siguruar lajmi.net, shihet se një skenë e xhirimeve do të jetë tek treni.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold Ag është “Lidhjet farefisnore”, këngë e cila ka prekur një temë mjaft të ndjeshme. /Lajmi.net/