Pamje nga xhirimet e “Bad Boys For Life”

Will Smith duket i tensionuar derisa po xhironte në një ndërtesë për "Bad Boys For Life" em Martin Lawrence.

ShowBiz

17/01/2019 00:00

Aktorët mund të jenë në moshën 50 vjeçare, por dëshmuan se mund të tërheqin publikun me veprimet, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Will Smith po xhiron aktualisht pjesën e tretë të filmit “Bad Boys”, bashkë me Martin Lawrence, 53 jeç, në qytetin e Atlantës.

Në një imazh të ndarë nga këto xhirime, Smith shihet i tensionuar teksa po dilte me vrap nga një ndërtesë.

Dyshja po ashtu janë fotografuar në një makinë, ndërsa u publikuan edhe disa imazhe të tjera nga këto xhirime.

Kujtojmë që pjesa e parë e “Bad Boys” u publikua në vitin 1995, kurse e treta do të dalë në kinema në janar të vitit 2020. /Lajmi.net/