Pamje nga stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës në Baku

Përfaqësuesja e Kosovës është stërvitur në stadiumin ‘Olimpik’ në Baku, një ditë para ndeshjes ndaj Azerbajxhanit.

Sport

06/09/2018 17:58

‘Dardanët’ nesër (e premte) zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të jenë mysafir të Azerbajxhanit në Baku.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp të trajnerit Bernard Challandes dhe kapitenit Samir Ujkani, skuadra është stërvitur në stadiumin ku nesër edhe do të zhvillohet ndeshja.

Përballja Azerbajxhan – Kosovë e vlefshme për grupin 3 në Ligën D, luhet nesër me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/