Pamje nga stërvitja e parë e Cristiano Ronaldos me Juventusin

Cristiano Ronaldo i ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re, Juventusin.

Sport

31/07/2018 16:54

Sulmuesi është shfaqur në “Jmedical”, ku u takua me një pjesë të futbollistëve bardhezinj, si Betancour, Douglas Costa, Cuadrado, Dybala e Higuain, të gjithë lojtarë që ishin pjesëmarrës edhe në Botërorin e Rusisë, duke iu nënshtruar testeve rutinë përpara stërvitjes.

E ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ndodhet në Shtetet e Bashkuara për turneun veror, Ronaldo dhe të tjerët po punojnë në Torino.

Paraditen e kësaj të marte, futbollistët, të drejtuar nga asistenti i Allegrit, Aldo Dolcetti, zhvilluan seancën e parë stërvitore, kryesisht vrap dhe ushtrime të tjera fizike.

Gjashtë futbollistët do të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës, pasi kjo e fundit të jetë kthyer nga SHBA, pak ditë përpara ndeshjes miqësore tradicionale brenda familjes, që Juventus luan në Villar Perosa.