Pamje nga pushimet e Leonardo DiCaprios me të dashurën 21 vjeçare

Aktori, 43 vjeç ka nisur pushimet bashkë me të dashurën Camila Morrone.

ShowBiz

07/08/2018 10:23

Çifti u shfaqën në pushimet romantike buzë bregut të Amalfi, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ai po shijon pushimin e merituar pas shumë angazhimeve në profesion, duke marrë rreze dielli në një udhëtim me varkë në Itali, të hënën.

Aktori i “The Wolf of Wall Street” dhe njëherësh fitursi i “Oscarit” ishte gati për të eksploruar në det.

Ndërsa, e dashura e Leonardos dukej e mrekullueshme në bikini ngjyrë leopardi, duke i lënë pak vend imagjinatës.

Leonardo ka qenë i lidhur me disa modele në të kaluarën, përfshirë Bar Refaeli, Toni Garrn, Nina Agdal dhe Kelly Rohrbach. /Lajmi.net/