Pamje nga pasojat e stuhisë që kaploi sot qytetin e Shkupit /FOTO

Bilansi i stuhisë së shkurtë që kaploi qytetin e Shkupit janë drunj të çrrënjosur, automjete të dëmtuara dhe bulevarde të përmbytura.

Lajme

09/06/2018 15:06

Nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit thonë se deri më tani nuk janë paraqitur dëme më serioze dhe shtojnë se stuhia lëviz drejt Kumanovës.

Qytetarët lajmërojnë për rrugë të përmbytura në Qendër, Radishan, Çair, Vollkovë, Butel dhe Aerodrom. Bulevardet nëpër qytet nuk janë kursyer nga përmbytjet, ndërsa rrugët më të vogla janë shndërruar në lumenj. Kanalizimi atmosferik nuk ka arritur t’i përgjigjet kësaj sfide. Nënkalimet rrugore, si gjatë çdo reshje të shiut edhe këtë herë janë në ujë./Telegrafi/

podvoznik-1 karsi-saem-3 drvo-amsm cair-padnato-drvo-1 cair-kongresi-manastirit