Pamje nga “baby shower” për foshnjën e Adelinës, zbulohet emri i djalit

Adelina Tahiri është në pritje të fëmijës së parë.

ShowBiz

18/08/2018 20:59

Meqë është në javët e fundit të shtatzënisë, këngëtarja ka vendosur që t’i organizojë fëmijës ndejën e mirëseardhjes, shkruan lajmi.net.

Në të ashtuquajturin “baby shower”, kodi i veshjes ishte i bardhë, ndërsa tani kanë dalë edhe pamjet e para nga ajo ndejë.

Adelina duket për mrekulli në këtë ndejë, veshur në një fustan të bardhë, ndërsa detajet të cilat e pëbëjnë këtë festë janë të rregulluara edhe me ngjyrën blu, meqë fëmija do të jetë djalë.

Kur jemi këtu, këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e foshnjës që po pret, e që është Jon. /Lajmi.net/