Pamje nga aksioni i Policisë në ‘Bab Club’ (Video)

Në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” mund të shihni aksionet e policisë për lirimin e pronave të uzurpuara të zhvilluara gjatë majit.

Lajme

28/05/2016 23:25

Në edicionin e së premtes rubrika ‘Policia’ ka publikuar detajet e planifikimit dhe realizimit të operacionit për lirimin e pronave të uzurpuara përfshirë lokalin ‘Bab Club’ dhe disa lokale të tjera në Prishtinë, Mitrovicë e Ferizaj.

Në reportazhin e filmuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë transmetuar detaje nga takimet e policisë me Prokurorinë e Shtetit ku janë ndarë detyrat e është planifikuar aksioni.

Në Prishtinë më 6 maj janë liruar shtatë lokale të cilat kanë qenë të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme. /KALLXO.com

YouTube player