Pamje nga aksidenti tragjik në Gjilan, ku vdiqën dy persona

Në orët e mbrëmjes së sontme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Kamenicë në të cilin janë përfshirë tri vetura ku për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Lajme

08/11/2017 22:28

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, janë involvuar tri vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia dhe ekipi mjekësor”, tha Hashani.

Lexues të gazetës Blic kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen veturat me deme të konsiderueshme materiale.