Pamje nga aksidenti i autobusit me kosovarë në Serbi, u lënduan nëntë persona /VIDEO

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, shoferi i autobusit është dërguar në spital.

Lajme

02/05/2018 13:08

Në Serbi thonë se nga ky aksident nëntë persona janë transportuar në spital, ndërsa tre prej tyre me thyerje të gjymtyrëve janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.

YouTube player

Lexoni edhe:

Aksidentohet autobusi me kosovarë në Serbi, shumë të lënduar /FOTO