Pamje mahnitëse të Venerës përkrah Hënës [Foto]

Pamje të bukura ka sjellë mbrëmë Venera, e cila shkëlqente përkrah Hënës.

Fun

03/01/2017 13:55

The Telegraph sjell foto të planetit të dytë më të afërt me diellin, transmeton Koha.net. Shumë njerëz kanë postuar foto të jashtëzakonshme, ndërsa nuk e dinin me siguri se cili planet ishte.

“Disa më kanë pyetur se cili është planeti që po shkëlqen sonte në afërsi të hënë. Është Venera, shumë e bukur”, ka shkruar në Twitter, profesori Brian Cox.

Sipas EarthSky, janari do të shumë i mirë për të shikuar Venerët përsëri kur të perëndon dielli, që zgjatjen më të madhe të qëndrimit pritet të arrijë më 12 janar.

“Venera do të jetë mahnitëse gjatë janarit, pasi planeti do të ndriçojë nga magnituda minus 4.3 deri në minus 4.6, dukë qëndruar pothuajse katër orë pas perëndimit të diellit”, shkruan The Telegraph.