Pamje madhështore të plazheve të Ulqinit me borë

Edhe pse dimri njihet për të ftohtin që sjellë, gjithashtu kjo stinë ka bukurinë e vetë pamore.

Fun

27/02/2018 14:59

Ngjyra e bardhë që është rezultat i borës që bie, mbulon qytetet me një petk përrallor. Mirëpo, e veçanta e borës është te ato qytete që zakonisht nuk mund të e përjetojnë borën.

E së fundmi bora ka mbuluar edhe vendin bregdetar, Ulqinin.

Të rinjtë e kësaj zone, e kanë shfrytëzuar borën duke bërë rrëshqitje me snowboard nëpër plazhet e ndryshme të Ulqinit.

Me poshtë mund të shihni videon e të rinjve se si bëjnë rrëshqitje në plazhet e mbuluara me borë: