Pamje ekskluzive të luftimeve mes ISIS-it dhe forcave irakiane për Tikritin (Video)

Sipas televizionit Al Jazeera, një numër në rritje i anëtarëve të milicisë Shia janë në rrugën për Tikrit në një përpjekje për të dëbuar grupin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL) nga ai qytet.

Bota

16/03/2015 11:31

Po sipas Al Jazeera, zyrtarët ushtarakë thonë se ofensiva është ndërprerë deri sa të arrijnë forcat e reja mbështetëse, transmeton Telegrafi.

Dhe kjo pasi që, pesë kilometra në verilindje të Tikritit, zjarri i snajperëve të njësive speciale nuk ka lejuar përparim.

Sipas Al Jazeera, anëtarët e grupit ISIS janë të trajnuar në mënyrë specifike për tu mbrojtur me anë të snajperëve, si dhe në përdorimin e mjeteve shpërthyese.

“Shtetet e Bashkuara kanë trajnuar forcat speciale irakiane. Ata janë atje për të hapur rrugën për avancimin e ushtrisë dhe milicisë shiite”.

Sipas Al Jazeera, në vetëm pak minuta të luftimeve, pesë veta kanë humbur jetën, si dhe shtatë të tjerë janë plagosur.

“Ndërkaq formacionet ushtarake dhe paramilitare nuk duan të zbulojnë se sa prej ushtarëve të tyre u vranë në luftime”.

Milicia shiite që e kishte marrë një fshat 13 kilometra nga baza ushtarake Speicher pretendojnë se kanë gjetur gati 400 trupa në katër varre.

Ata besojnë se ISIS-i ka vrarë më shumë se njëmijë rekrutë. Për Bagdadin zyrtar, kjo nuk është vetëm një tragjedi, por edhe një çështje e madhe politike.

YouTube player