Pamje e pabesueshme: Rrëzim nga tavani i marketit për t’i shpëtuar policisë (Video)

Kamerat e vëzhgimit në një market në Alberta të Kanadasë, kapën një skenë të pabesueshme: një vajzë e kapur duke vjedhur e cila përpiqet t’u ikte policëve; dhe ajo dështoi të shpëtojë pasi ra drejt e  në duart e policëvce…përmes tavanit të marketit.

Fun

02/07/2018 11:26

 

Ngjarja pikënisi kur çifit Brittany Burke 29 vjeçe dhe Richard Parise, 28 vjeç, u përpoqën të diçka duke përdorur një kartë krediti të vjedhur. Menjëherë u njoftua policia e cila arriti në dyqan.

Kur çifti tentoi të shpëtonte, vajza arriti të ikte nga duart e policit dhe të fshihej në pjesën e pasme të marketit, ku hyri në vrimat e ventilimit dhe filloi të zvarritet përmes tyre duke shpresuar që të gjejë daljen.

Megjithatë, tavani i marketit nuk i rezistoi peshës së saj, kështu që u shemb dhe ra drejt e në rafte. Ajo u ngrit por pa mundur dot t’u shpëtojë policëve. /Lajmi.net/