Pamja e parë e Aston Martin Lagonda

Ne kemi parë imazhet e veturës koncept, por asgjë më shumë. Tani, falë një burimi të fotografive të kapura në aeroportin Oman Air, ne i kemi edhe imazhet e para të veturës Aston Martin Lagonda.

Auto & Tek

30/08/2014 00:18

Nuk është ndoshta ajo çfarë prodhuesi britanez i veturave ka pritur që të jetë ky model, por ai tani është zbuluar.

I ndërtuar në pamjen pothuajse të njëjtë të modelit One-77, Lagonda do të jetë i pak më ndryshe në performancë, transmeton Lajmi.net.

Stili i veturës vjen nga Lagonda origjinale e vitit 1976, dhe makina do të ngiset përmes platformës VH të kompanisë, e veshur me panele të fibrave të karbonit nëpër trup.

Fuqia pritet të vijë nga motori V12 6.0 litërsh Vantage S, i cili do të gjenerojë 600 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Aston ka sjellë supër-veturën në Muscat, kryeqytetin e Omanit, për testim në mot të nxehtë përpara fillimit të dërgesave vitin e ardhshëm me numrin e prodhimit të kufizuar vetëm në 100.