Pamela Anderson shërohet nga Hepatiti C, feston nudo (FOTO)

Ndoshta nuk është një reagim normal për shumicën prej nesh, por kjo nuk vlen për Pamela Anderson.

ShowBiz

08/11/2015 11:42

Aktorja bjonde ka pozuar nudo, në një yaht në Kanë, duke festuar kështu kurimin nga hepatiti C, pas një beteje prej 13 vitesh.

Aktorja seksi, u infektua në vitin 2002, kur ndau një gjilpërë tatuazhesh me partnerin e saj Tommy Lee, e që prej asaj ditë ka provuar disa lloj terapish pa patur shumë rezualtat.

Por falë një mjekimi të ri, 48 – vjeçarja, tashmë nuk është më e infektuar me Hepatitin C.

“Jam kuruar!”,  shkruan ish-Baywatch në faqen e saj në Instragram, duke shkruar dhe një mesazh për të gjithë të prekurit nga hepatiti.

“Lutem që gjithëkush që jeton me hepatit C, të arrijë të përballojë trajtimin. Do të jetë shumë shpejt i disponueshëm. Mos e humbisini shpresën”, shkruan bjondja seksi./Klan

https://instagram.com/p/9w8WJZiSln/?taken-by=pamelaanderson