Palmer: Sa më shpejtë një marrëveshje Prishtinë – Beograd, nuk ka vija të kuqe

Mathew Palmer ka folur për një zgjidhje të mundshme për Kosovën gjatë bisedimeve me Serbinë.

Lajme

20/10/2018 09:23

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mathew Palmer ka folur për një zgjidhje të mundshme për Kosovën duke theksuar se nuk ka vija të kuqe, por bëri thirrje që sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ajo që do të dëshironim është të arrihet një normalizim i plotë i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, e kjo është një sfidë e madhe”, deklaroi Palmer gjatë një interviste për “RTS”, përcjell lajmi.net.

“Çdo marrëveshje sipas natyrës duhet të jetë me shumë dimensione. Të ketë edhe anën e sigurisë, politikë dhe përmbajtjen ekonomike dhe diçka për kishat serbe në Kosovë, Ujmanin dhe Trepçën”, shtoi ai.

“Duhet të jetë një marrëveshje komplekse e për ne është me rëndësi të arrihet, të jetë i qëndrueshëm. Jemi të gatshëm ta dëgjojmë çfarëdo marrëveshje që arrijnë palët e që i plotëson këto kushte”, theksoi Palmer, përcjell lajmi.net.

Në pyetjen nëse marrëveshja e mundshme për normalizimin e raporteve parasheh që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës, ai shtoi: “Ne nuk jemi ata që udhëheqim bisedimet. Duam t’u japim palëve hapësirë të arrijnë rezultat që mund të shkruhet si normalizim i plotë i raporteve të tyre”. /Lajmi.net/