Pallati i Rinisë në gjendje të mjerueshme (Foto)

Pallati i Rinisë shërben pothuajse si shtëpia kryesore për zhvillimin e aktiviteteve sportive në Prishtinë.

Lajme

25/09/2017 09:27

Por gjendja brenda këtij pallati që e mbikëqyre dhe menaxhon AKP është e mjerueshme.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar disa fotografi ku shihet se gjendja brenda këtij objekti është e mjerueshme dhe kushtet ku klubet e sportit të Prishtinës bëjnë stërvitjet janë të pafavorshme.

Lexuesi që ka dërguar fotografitë është ankuar duke thënë se pavarësisht se klubet paguajnë AKP-në për shfrytëzimin e këtij pallati, gjendja brenda është e keqe.

Ndryshe në këto zgjedhje lokale kandidatët për Prishtinën kanë premtuar investime në Pallatin e Rinisë./Lajmi.net/

22047267_509423076061612_1679804020_o

21985838_509423082728278_1568511314_o

21981980_509423086061611_212049302_o

22015563_509423072728279_1351836335_o

21942244_509423096061610_1766901255_n

22014657_509423102728276_1654666494_n