Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës, Shpend Ahmeti falënderon deputetët

Sot Kuvendi ka votuar për propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme

15/03/2018 17:17

Në votim morën pjesë 74 deputetë, dhe nga ta vetëm një deputet asbtenoi, kurse 73 të tjerë votuan për.

Edhe kryetari i Prishtinës ka shkruar pasi këtij vendimi duke i falënderuar deputetët që votuan propozimin.

“Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës. Falemnderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne tre vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.