Pallaska: Shënjestër e hetimeve për veteranët e rrejshëm duhet të jetë estabilshmenti politik

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka komentuar aktakuzat e ngritura sot ndaj disa personave për mashtrim lidhur me statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

18/04/2018 21:06

Pallaska ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7 se “shënjestër e hetimeve nuk do të duhej të jenë përfituesit e keqpërdorimeve, ata që e kanë përfituar statusin, ata ndoshta duhet të jenë dëshmitarë bashkëpunëtorë”.

“Shënjestër duhet të jetë i gjithë establishmenti politik, i cili e ka krijuar një sistem të tillë të titullarëve, i cili është dizajnuar qëllimisht të jetë i lëndueshëm ndaj keqpërdorimit”, ka vlerësuar Pallaska.

“Synimi kryesor i këtij sistemi të pensioneve ka qenë blerja jo vetëm e militantëve partiakë, por edhe dëgjueshmërisë publike”, ka theksuar Pallaska.