Pallaska: Politikanët tanë do të merreshin me ajrin vetëm nëse do të ishte diçka që shitet

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Lajme

28/01/2018 23:27

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, opinionisti Pallaska shprehet pesimist për ndërmarrjen e hapave në përmirësim të kësaj gjendje nga kompetentët.

“Politikanët tonë do të merreshin me ajrin vetëm nëse do të ishte diçka që shitet”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

Ajri në Prishtinë ka prekur shifra alarmante ditët e fundit.

Për këtë arsye, këtë të mërkurë është paralajmëruar protestë në kryeqytet.