Pal Lekaj: Ushtria, komponenta kryesore e shtetit të Kosovës po bëhet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht ushtarët e FSK-së, duke thënë se ushtria po bëhet.

Lajme

18/10/2018 13:49

“Ushtria, komponenta kryesore e shtetit të Kosovës po bëhet. Premtimi i Qeverisë HARADINAJ po realizohet. Urime Kosovë, veçanërisht juve ushtarë të FSK-së, tashmë zyrtarisht Ushtarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.