Pal Lekaj sqaron përplasjen me Behgjet Pacollin në Kuvend

Pas raportimit të lajmi.net për përplasjen verbale të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacoll dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në Kuvend, ky i fundit e ka sqaruar detaje rreth kësaj çështje.

Lajme

22/02/2018 13:20

Lajmi.net ka kontaktuar me Lekajn për të pyetur se cila ishte arsyeja e përplasjes mes tyre e ai tha se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, vetëm kishin biseduar pak me zë të lartë.

“Asgjë e jashtëzakonshme, komunikim normal me pak ngritje të tonit”, tha shkurt Lekaj.

Ministri tha se tani është gjithçka në rregull dhe po presin të fillojë seanca. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Pacolli-Lekajt: Nuk e keni qare pa e ratifiku demarkacionin sot