Pal Lekaj: Pashkët janë festë e solidaritetit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Lajme

15/04/2017 19:26

Në rrjetin social në facebook ai ka thënë se Pashkët janë festë e solidaritetit për reflektim ndaj familjes dhe gjithë njerëzimit, transmeton lajmi.net

“Pashkët, janë festë e solidaritetit me njerëzit për rreth, reflektimit për vetë, familjen dhe mbarë njerëzimin. Në ketë ditë ne rikujtojmë dëshmorët, dhe rëndësinë e rënies se tyre dëshmor për neve. Falë tyre ne jemi të lirë! Ne të gjallët, sidomos në ditët si kjo, duhet të kujdesemi me respekt për familjet e tyre. Kjo festë na kujton dhe na ngjallë Shpresën, e cila na duhet, për jetën, punën, familjet dhe për të ardhmen tonë.”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Lexo postimin e plotë të Pal Lekajt:

Të nderuar dhe të respektuar bashkëkombas Shqiptarë, besimtarë katolikë,

Jemi në pragë të festës së pashkëve, urojë që kjo ditë të jetë e begatë për të gjithë ju.

Pashkët, janë festë e solidaritetit me njerëzit për rreth, reflektimit për vetë, familjen dhe mbarë njerëzimin.

Në ketë ditë ne rikujtojmë dëshmorët, dhe rëndësinë e rënies se tyre dëshmor për neve. Falë tyre ne jemi të lirë! Ne të gjallët, sidomos në ditët si kjo, duhet të kujdesemi me respekt për familjet e tyre.

Kjo festë na kujton dhe na ngjallë Shpresën, e cila na duhet, për jetën, punën, familjet dhe për të ardhmen tonë.

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi e çdo gjë tjetër që ju nevojitet për të jetuar jetën pa brengë. Për shumë mot Pashkët!

Urime…! /Lajmi.net/