Pal Lekaj ironizon me Albin Kurtin

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka komentuar procesin e mbarëvajtjen e zgjedhjeve zgjedhjet lokale në Kosovë.

Lajme

23/10/2017 20:26

Lekaj nuk ka kursyer as thumbimin ndaj partive tjera.

“Ne jemi ndryshimi për vendin, të tjerët vetëm flasin e bëjnë “be”, ka shkruar Lekaj në Facebook

Postimi i tij i plotë:

Gjakovë e Kosovë!

Tashmë po dihen rezultatet preliminare dhe konform kësaj dëshirojë t’iu them,

Faleminderit për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kultura e treguar gjatë fushatës elektorale, fillimisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili nuk pranojë të përfshihet në fushatë gjatë orarit të punës, Qeveria e Kosovës dhe ai vet si kryeministër i saj, pastaj edhe ndalimi i përdorimit të veturave zyrtare dhe logjistikës përcjellëse, është një tregues se ka njerëz që me shumë e duan shtetin se sa pushtetin.

Për t’iu rikthyer ditës së zgjedhjeve për të cilën dëshirojë t’iu them një “BRAVO” të madhe të gjithë aktivistëve tonë për angazhimin e tyre të pa lodhshëm e kurajos për të përçuar ndryshimin që ka filluar tashmë në mbarë Kosovën nga qeveria e kryeministrit Haradinaj.

Urime ju them z.Bashkim Ramosaj dhe AAK’s e qytetarëve të Deçanit, për të vazhduar me Agron Kuçin në Junik e Xhafer Gashin në Obiliq, Bali Muharremaj në Therandë e Smajl Latifi në Rahovec, Gani Dreshaj në Istog e prof.Zenun Elezaj në Klinë, për të ardhë në bastionin e medha të AAK’s në Gjakovë, me Ardian Gjinin që po i rikthehet ndryshimit të stopuar në 2013 nga keqqeverisja e znj.Kusari – Lila. Jemi bindshëm fitues dhe atë do ta konfirmojmë në zgjedhjet e balotazhit.

Qytetarët e vendit i thanë po kryeministrit Haradinaj duke ia rikthyer rezultatin e vitit 2009, i cili bashkë me ta vetëm do të rritet tutje sepse nuk do të ketë kthim mbrapa.

Ne jemi ndryshimi për vendin, të tjerët vetëm flasin e bëjnë “be”.