Pal Lekaj bind drejtuesit e autoshkollave që të fillojnë sërish punën

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se ka arritur t’i bind drejtuesit e autshkollave që të ndalojnë bojkotin e punës, të cilin e kanë nisur për shkak të vendimit të MI që kandidatët gjatë provimit për patentë shofer të testohen edhe në poligon.

Lajme

20/09/2017 11:42

 

“Pas diskutimeve me drejtuesit e Federatës së Autoshkollave të Kosovës është arritur mirëkuptimi që të ndalohet bojkoti i punës së autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ministri thotë se janë marrë vesh për t’u angazhuar që nëse ka nevojë për ndryshime ligjore në pikat të cilat i kundërshtojnë autoshkollat, të ndërmarrin hapa për të bërë rregullimet e nevojshme.

“Kjo tregon se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim”, ka shtuar Lekaj. /Express/