Pako e dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë është bllokuar pasi një ‘pako e dyshimtë’ është zbuluar nga Shërbimi Sekret.

Bota

28/03/2017 17:13

Agjentët e Shërbimit Sekret thuhet se kanë larguar të gjitha mediat dhe vizitorët, transmeton lajmi.net.

Pakoja është gjetur në afërsi të bazave të Shtëpisë së Bardhë.

Rrugët përreth ndërtesës janë mbyllur ndërsa ka njerëz të tjerë që janë bllokuar brenda objektit./Lajmi.net/