Pako e dyshimtë afër Shtëpisë së Bardhë

Rrugët afër Shtëpisë e Bardhë përkohësisht janë mbyllur për trafik për shkak të një pakoje të dyshimtë, njofton shërbimi i fshehtë i SHBA-ve.

Bota

22/04/2015 22:41

Zëdhënësja e Shërbimit të Fshehtë, Nicole Manor tha se pakoja është kontrolluar dhe nuk ka detaje për ndonjë problem, transmeton Reuters.

“Washington Post” më herët ka bërë të ditur se policia po e heton pakon e gjetur në lindje të Shtëpisë së Bardhë.

Policia e Washingtonit në Twiter ka lajmëruar se rrugët janë të mbyllura në lindje të Shtëpisë së Bardhë, por nuk ka zbuluar detaje tjera. /KP/