Pakistani shënjestron ISIS-in afër kufirit afgan – Lajmi.net
Pakistani shënjestron ISIS-in afër kufirit afgan
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:28, 16 July 2017
Ushtria e Pakistanit thotë se ka lansuar një operacion madhor kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në rajonin veri-perëndimor përgjatë kufirit afgan.

Një zëdhënës tha që militanët kishin avancuar brenda Afganistanit dhe u desh të ndaleshin nga zgjerimi i ndikimit të tyre, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai tha që operacioni “Khyber 4”, i mbështetur nga forca ajrore, do të fokusohej në zonën malore të Luginës Rajgal në Agjencinë Khyber.

Pakistani më herët kishte mohuar prezencën e ISIS-it në territorin e vet.

Sidoqoftë, rritja e grupit, që shpesh referohen si Daesh, në Afganistanin fqinj,ka alarmuar Islamabadin që kryer disa sulme në Pakistan gjatë dy viteve të fundit.

Fjalët kyçe: ISIS, kufiri afgan, Pakistani

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels