Pakistani ndalon festën e Shën Valentinit (Foto)

Qeveria lokale e Kohat në Pakistan u ka thënë policëve për të ndaluar dyqanet që shesin gjëra lidhur me këtë festë.

Bota

12/02/2016 15:54

 

Dita e Shën Valentinit është e njohur në shumë qytete në Pakistan mirëpo grupet fetare e kanë denoncuar atë si dekadent, transmeton lajmi.net

Administratori  i kësaj zone në Pakistan, Maulana Muhammad Niaz ka thënë: “Dita e Shën Valentinit nuk ka bazë ligjore, dhe së dyti kjo është kundër fesë sonë, prandaj u ndalua.”

Janë rreth 30 dyqane në qytetin Kohat që u mbyllën përarsye të shitjes së dhuratave, kartolinave dhe luleve për ditën e Shën Valentinit.

Në vitin 2013, Sabeen Mahmbud për të drejtat e njeriut, ka mbajtur një fushatë duke mbështetur Ditën e Shën Valentinit. Dy vite pas kësaj, atë e qëlluan fshehurazi me armë në makinën e saj teksa po voziste. /Lajmi.net

/Lajmi.net