Pakistani kishte në plan të hidhte bombë nukleare në Indi

Pakistani kishte në plan që të gjuante bombë nukleare në Indi gjatë vitit 1999, thuhet sipas një ish-zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Bota

05/12/2015 17:35

Kjo informatë u zbulua pasi ish-analisti i CIA-së, Bruce Riedel, shkroi një nekrologji për Sandy Berger i cili vdiq nga kanceri të mërkurën. Berger ishte një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Klinton.

CIA e kishte paralajmëruar presidentin Klinton për këto plane, të cilat ishin plane shumë të fshehta dhe të klasifikuara të 4 korrikut 1999, kur ai kishte planifikuar të takohej me kryeministrin pakistanez Nawaz Sharif, transmeton lajmi.net.

Riedel shkroi: “Mëngjesin e 4 korrikut, CIA shkroi një dosje top-sekrete se Pakistani po përgatiste të gjuante bombë nukleare në Indi. Inteligjenca ishte shumë e bindur. Gjendja në Zyrën Ovale ishte e zymtë. Beger kërkoi nga Klinton që ta informonte për këtë Sharifin. Paksitani filloi këtë krizë dhe ai duhet ta përfundojë pa ndonjë kompensim. Presidenti kishte nevojë t’ia bënte të qartë kryeministrit se vetëm një tërheqje e Pakistanit mund ta shmangë shkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.

Kjo funksionoi, thotë ai. Sharif ra dakord që të tërheqë trupat e tij. Kjo më vonë i kushtoi me punën e tij: ushtria e rrëzoi atë në një grusht shtet nga pushteti dhe ai kaloi një dekadë në mërgim në Arabinë Saudite. Por, rreziku nga sulmi bërthamor në Azinë Jugore u shmang.