Pakistan: Nga aksidenti i rëndë janë vrarë dhjetëra vetë

Zyrtarët thonë se nga ndeshja direkte e një minibusi me një kamion të ngarkuar me thëngjill, në pjesën jugore të Pakstanit, janë vrarë së paku 20 vetë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Bota

20/11/2017 10:30

Policia tha se ky aksident i rëndë ka ndodhur sot në një rrugë në rajonin Sindh të provincës, Khairpur.

Në mesin e udhëtarëve në minibus kishte edhe gra dhe fëmijë.

Zyrtarë të policisë thanë se numri i të vrarëve mund të rritet, pasi disa të lënduar ishin në gjendje kritike shëndetësore.

Autoritetet konsiderojnë se hetimet fillestare sugjerojnë se aksidenti ishte shkaktuar nga shpejtësia dhe dukshmëria e kufizuar për shkak të mjegullës.

Aksidentet e trafikut në Pakistan janë të shpeshta, për shkak të kushteve të dobëta rrugore, mirëmbajtjen joadekuate të makinave dhe mosrespektimin e standardeve të sigurisë dhe rregullave të trafikut nga shoferët. Rrjedhimisht, sipas statistikave të qeverisë, për çdo vit nga aksidentet e trafikut vdesin më se 5 mijë vetë.