Pakistan: Janë vrarë tetë militantë dhe dy ushtarë – Lajmi.net
Pakistan: Janë vrarë tetë militantë dhe dy ushtarë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:41, 14 November 2017
Së paku tetë militantë janë vrarë dhe dy ushtarë pakistanezë, gjatë përleshjeve përgjatë kufirit me Afganistanin, ka njoftuar mbrëmë ushtria e Pakistanit.

“Terroristët nga ana e Afganistanit janë përpjekur t’i sulmojnë postblloqet pakistaneze” përgjatë kufirit në Bajaur, në rajonin fisnor në veriperëndim të Pakistanit, thuhet në njoftimin e ushtrisë pakistaneze. Në njoftim theksohet se janë vrarë tetë ose dhjetë sulmues. Janë vrarë, po ashtu, dy ushtarë të Pakistanit, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Raportohet se sulmi kishte ndodhur mbrëmë.

Ushtria pakistaneze konstatoi se dështimi i Afganistanit për ta kontrolluar pjesën e vet të kufirit, po u mundëson “terroristëve” që të ndërmarrin sulme të këtilla.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Supercar Showdown