Pakicat me PDK-në, pro shpërbërjes së Kuvendit

Sipas burimeve të lajmi.net, të mërkurën në mëngjes, liderët e partive nga radhët e pakicave; asaj serbe, SLS; turke KDTP dhe boshnjake Vakat, në takim me kryeministri Hashim Thaçi, kanë premtuar se do të votojnë për shpërbërjen e parlamentit. 

Lajme

07/05/2014 12:01

55 deputetë i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.  Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve.

“Liderët e këtyre parive janë takuar sot në mëngjes me kryeministrin Thaçi dhe i kanë premtuar atij se deputetët e tyre do të mbështesin kërkesën e Partisë Demokratike për shpërbërjen e parlamentit”, ka thënë ky burim për lajmi.net.  

Ndërkohë në këto momente është duke u mbajtur takimi i liderëve të partive politike, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për shpërbërjen e parlamentit sot gjatë ditës.