Pakënaqësia normale e Iscos

Carlo Ancelotti thotë se pakënaqësia e Iscos është “normale” pasi ai ishte rezervist i pashfrytëzuar në fitoren e Real Madridit ndaj Villarrealit me rezultat 4:2. Mesfushori spanjoll e filloi furishëm sezonin në sistemin 4-2-3-1, por vendimi për ndryshim në 4-3-3 ka bërë që ai të humb vendin në formacionin bazë. Mirëpo, Ancelotti është i bindur…

Sport

10/02/2014 18:20

Carlo Ancelotti thotë se pakënaqësia e Iscos është “normale” pasi ai ishte rezervist i pashfrytëzuar në fitoren e Real Madridit ndaj Villarrealit me rezultat 4:2.

Mesfushori spanjoll e filloi furishëm sezonin në sistemin 4-2-3-1, por vendimi për ndryshim në 4-3-3 ka bërë që ai të humb vendin në formacionin bazë.

Mirëpo, Ancelotti është i bindur se Isco mund të adaptohet në strategjinë e tij dhe të rikthehet me sukses në rolin e mesfushorit qendror ose në krah.

“Ndoshta Isco tani nuk është i lumtur. Nuk më pëlqen një futbollist i lumtur i cili nuk luan. Ai është penalizuar pak sa ka ndryshimi i formacionit, por shpresoj që deri në fund të sezonit të jemi në gjendje të themi se ishte i rëndësishëm në ekip”, deklaroi Ancelotti për Marca.

“Ai luajti shumë mirë në fillim. Nuk kam asnjë dyshim për talentin e tij në të ardhmen. Por, është normale për të që tani është i pakënaqur”, shtoi italiani.

Isco ka shënuar gjashtë gola në 17 paraqitje në La Ligë këtë sezon, pas transferimit në klub nga Malaga gjatë afatit kalimtar të verës.