Pakënaqësi të shumta me institucionet në rastin Ivanoviq

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës në lidhjen direkte nga Mitrovica të ftuar ishin Halil Barani kryetar i KMLDNJ-së në Mitrovicë dhe njëri nga familjarët e prekur në rastin e Oliver Ivanoviqit, Shefqet Pllana.

Lajme

20/01/2016 23:54

Me të ftuarit u diskutua për rastin e Oliver Ivanoviq për krimet e bëra në Mitrovicë dhe se si disa dëshmitarë kanë ndërruar dëshmitë dhe gjykata nuk i ka ftuar familjarët e viktimave të dëshmojnë.

I pakënaqur u shpreh Shefqet Pllana, familjar i prekur në rastin Ivanoviq në periudhën e 99-ës.

‘‘Të them të drejtën nuk e di, sepse dëshmitarët i kanë ndërruar deklaratat e veta.’’

‘’Aq më keq që disa prej tyre janë inkuadruar në Policinë e Kosovës, ata që kanë bërë krime të luftës’’

“Nuk na kanë ftuar për të dhënë dëshmi,jam skeptik, sepse këtu s’ka drejtësi, kriminelët janë të lirë dhe askush si kërkon.’’

‘’E dinë se kush janë e të gjithë ata enden të lirë,” ka thënë Pllana njofton Klan Kosova.

Kryetari i KMLDNj-së Halit Barani është shprehur i ashpër për rastin, ai ka thënë se Ivanoviq ka bërë krime aq të rënda sa mund të dënohet me vdekje. Barani është shprehur i shqetësuar për mos ftesën e familjarëve të prekur nga krimet e Ivanoviqit.

‘’Jam skeptik se do të arrihet ajo çfarë e meriton Oliver Ivanoviq’’ ‘’Duke pas parasysh të gjitha krimet ai ish dashtë të pushkatohet me vdekje’’

‘’Dëshmitarë që kanë qenë para trupit gjykues, ata i kanë ndërruar deklaratat e veta, deklaratat janë të deponuara ne vend të caktuar, ndërsa tashmë janë ndryshuar totalisht’’.

‘’Mos të flasim tashmë për 16 prill të 99’ës asnjë dëshmitar nuk është tashmë’’ ‘’Duke pasur parasysh edhe gjykimet e mëhershme që kanë ndodhë deri më sot, gjyqësia ka dështuar plotësisht, prandaj edhe për nesër jam skeptik që do të triumfoi drejtësia.’’

‘’Derisa të triumfojë drejtësia në vend, jo vetëm për këtë rast por për të gjitha, do të luftojmë derisa drejtësia të vie në vend.’’

‘’Ata që duhet të jenë pjesë në seancë duhet të kenë ftesa, aq më keq nuk janë ftuar familjarët për deklarata e lëre më ne,’’ ka thënë Barani, njofton Klan Kosova.