Pak ‘shock’ nga Julia Roberts

Julia Roberts i ka shokuar të gjithë në Britania Awards, kur është paraqitur e ulur në një karroce invalidësh, duke pretenduar se ishte paralizuar. Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur aktorja e famshme amerikane u ngrit në këmbë, duke e dhuruar kështu befasinë e dytë për të pranishmit. “’Unë jam në fazën e dytë të jetës”, ka…

ShowBiz

12/11/2013 06:00

Julia Roberts i ka shokuar të gjithë në Britania Awards, kur është paraqitur e ulur në një karroce invalidësh, duke pretenduar se ishte paralizuar.

Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur aktorja e famshme amerikane u ngrit në këmbë, duke e dhuruar kështu befasinë e dytë për të pranishmit.

“’Unë jam në fazën e dytë të jetës”, ka thënë Roberts, e cila e kishte tronditur Londrën edhe në vitin 1999, kur ishte shfaqur në premierën e Notting Hill me qimet e sqetullave të pa hequra.

Mesa duket, asaj i pëlqen fakti i të qenit gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe nuk heziton të sjellë ‘befasi’ të tilla.