Pak para lindjes, dhuratat për Adelinën nuk kanë të ndalur

Adelina Tahiri është duke na sjell imazhe të reja nga fotosesioni i saj.

ShowBiz

09/06/2018 09:34

Fotografi këto mjaft të pëlqyera dhe komentuara nga fansat që artistja ka në rrjete sociale, shkruan lajmi net.

Madje, ajo që tërheq vëmendje është kur pozon pranë bashkëshortit, Serjozha Markov e cila duket mëse e lumtur.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Adelina ka qenë aktive dhe e pranishme në vende të ndryshme luksoze e padyshim se dhuratat e shtrenjta nuk i kanë munguar nga bashkëshorti milioner.

Së fundmi, ajo tregon markën më të re të veshmbathjeve “Channel”, ku me siguri që kanë një vlerë marramendëse.

“Në dashuri, Channel”, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, Tahiri ka paralajmëruar se kënga e radhës që do të publikoj do i dedikohet djalit të saj. /Lajmi.net/