Pak orë para ndeshjes, zbulohet gjyqtari i derbit të vitit, Prishtina-Drita

Ata nuk janë caktuar deri në ditën e ndeshjes, pasi pesha që ka sfida ka bërë të veprohet kësisoj.

Sport

20/05/2018 11:18

Megjithatë, disa orë para duelit janë zbuluar gjyqtarët që do ta drejtojë derbin e madh të titullit, Prishtina – Drita.

Kryesori do të jetë nga Mitrovica.

Fjala është për Fatmir Tahirin, i cili do të ndihmohet nga dy asistenët e FIFA-së nga Podujeva, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, gjyqtar i katërt është Selim Isufi nga Mitrovica.

Ndeshja Prishtina – Drita luhet në Pejë dhe nis në ora 16:00.

fatmir tahiri drita prishtina gjyqtar