Pak minuta, shumë influencë – Ky është sezoni i Shaqirit deri më tani

Kalimi i Shaqirit në Liverpool, ishte nga lajmet më të mira të verës për futbollistët me prejardhje nga Kosova.

Sport

22/10/2018 22:34

Xherdani kaloi nga Stoke City në “Anfield” për 15 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Konkurrenca e madhe në skuadër, ka bërë që lojtari nga Zhegra të mos gëzojë hapësira të mëdha.

Megjithatë, kurdo që i është dhënë mundësia, Shaqiri ka justifikuar besimin e gjermanit Klopp.

Ai ka dhuruar 3 asistime për skuadrën e tij në Premierligë, në ato pak minuta që ka pasur në dispozicion.

Edhe mungesa e fatit ka qenë faktor në paraqitjet e tij, kujtojmë rastin kur ai goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen ndaj Southampton.

Shaqiri pritet të jetë startues edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës. /Lajmi.net/