Pak magji nga Paul Pogba

Paul Pogba është duke vazhduar të shkëlqejë me Juventusin. Ylli i ri francez – i cili depërtoi në skenë stinorin e shkuar – ka përforcuar statusin e titullarit te skuadra kampione e Italisë. Mbrëmë, në duelin kundër Chievos, kur shumica prej futbollistëve të trajnerit Antonio Conte nuk dukeshin në formën e tyre më të mirë,…

Sport

26/09/2013 13:59

Paul Pogba është duke vazhduar të shkëlqejë me Juventusin. Ylli i ri francez – i cili depërtoi në skenë stinorin e shkuar – ka përforcuar statusin e titullarit te skuadra kampione e Italisë.

Mbrëmë, në duelin kundër Chievos, kur shumica prej futbollistëve të trajnerit Antonio Conte nuk dukeshin në formën e tyre më të mirë, Pogba ishte ai i zakonshmi.

Nga harkimet e tij erdhën të dy golat e fitores 2-1 për Juventusin, por kjo nuk ishte e tëra. Mesfushori gjatë gjithë ndeshjes ishte katalizator i sulmeve të Bianconerëve.

Kurse, në pjesën e parë ai tregoi pse krahasohet me futbollistë të mëdhenj francez përfshirë Patrick Vieiran, duke bërë një dribling magjik me të cilin iu shmang dy futbollistëve kundërshtarë.

Çdo fjalë është e tepërt për këtë 20 vjeçar i cili po shkëlqen me talentin e tij.