Pak kosovarë nisen për Shqipëri në ditën e Bajramit

Ishte festa e Bajramit, por pushim nuk pati për punonjësit e Doganës shqiptare.

Lajme

21/08/2018 20:31

Në vendkalimin kufitar të Vërmicës gjashtë sportele u vunë në funksion të martën paradite, njofton Klan Kosova.

Kosovarët që morën pushim nga puna ia mësynë Shqipërisë për të kaluar festën atje.

Në orët e paradites udhëtarët nuk pritën shumë për të kaluar kufirin, pasi fluksi nuk ishte i madh.