Pak dritë Shpend!

Edhe po të dyfishoheshin drejtorët e administratës së Komunës së Prishtinës, nuk do të mund t’i përgjigjeshin të gjitha kërkesave të qytetarëve të Prishtinës, ngase ato janë me dhjetëra çdo muaj.

Lajme

28/05/2017 11:20

Drejtorët e Komunës së Prishtinës kanë vendosur të dalin pas partisë Lëvizja Vetëvendosje që kur është shpallur data për zgjedhje të jashtëzakonshme. Madje, gati të gjithë nga ta përfshirë kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës po duan të bëhen deputet. Ambiciet e tyre në këto zgjedhje mund të shihen si karrieristë, nëse shihen kërkesat e qytetarëve të Prishtinës të cilat thonë se po ballafaqohen me probleme nga më banalet.

Uji, ndriçim, largim të mbeturinave, sanim të gropave, janë vetëm disa nga kresat që ata i drejtojnë çdo ditë në Komune.

Platforma digjitale Online është mbushur me halle të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Ndriçimi të rrugëve kanë kërkuar banorët e Bregut te Diellit. “Duhet të përmirësohet ndriçimi i rrugëve në Breg të Diellit edhe ne rrugët qe nuk janë rruge kryesore ku kalojnë makina, psh. rruga pas Qendrës Tregtare e deri tek Pizza Napoli, rreth banesave te Onteksit, ‘sheshi’ prapa Qendrës Tregtare, etj”, thuhet në një krese drejtuar Komunës.

Ndërkohë, Komuna tashme ka nisur realizmin e një tenderi për ndriçim publik, por dukët që këto rrugë do të mesin jashtë programit edhe për një kohë. “Ndriçimi do te realizohet në baze të mundësive buxhetore dhe në vazhdimësi te rikonstruimit te ndriçimit në parkingje te qytetit”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të Komunës për kores shtruesin.

Ndriçimi në këtë pjesë të Prishtinës po kërkojnë edhe banorët e Rrugës “Qamil Bala”.

“Ankesë drejtuar komunës në lidhje me ndriçimin në rrugën Qamil Bala, pranë fushës se sportit, Kjo rruge nuk është e ndriçime tash e një kohe te gjate, po ashtu edhe fusha e sportit nuk është funksionale për ketë aresyje. Kompania qe e ka ndërtuar fushën e sportit e ka lidhe ndriçimin “ne mënyre primitive” duke e dëmtuar ndriçimin ekzistues. Jam banor I hyrjes 13, kati përdhes për shkak te ndriçimit banesa ime është thyer/ vjedhur 4 here (10.000 EUR dëmtime financiar) gjate 2 viteve te fundit, kjo krejt si pasoj e ndriçimit qe nuk ka ne këtë rruge. Kërkoj nga komuna e Prishtinës qe te marrin masa sa me shpejt qe kjo rruge te ndriçohet”, thuhet në kërkesën e Ilaz Morina drejtuar Komunës.

Zyrtarët komunal i janë përgjigjur se “Ndriçimi ne rr.Qamil Bala do te riparohet me mirëmbajtjen e Ndriçimit publik për vitin 2017”.

Banorët  e kësaj rruge, po kërkojnë edhe  asfaltimin e gropës, siç thonë ata, është e madhësisë jo me shume se 1.5m2 .

Pak ndriçim kanë kërkuar edhe banorët në ‘Dardani”. “Kërkojmë te shikoni mundësinë për ndriçim e rrugës “Mustafa Venhari” ku qe nga pas lufta gjysma e rrugës nga shkallet te hyrja e stacionit te autobusëve deri ne dalje te rrugës” Ilaz Kodra” nuk funksionon fare edhe pse kjo rruge është shume e qarkullueshme dhe gjithashtu. Ne si banore jemi te rrezikuar çdo nate nga hajnat si thyerja e veturave, banesave dhe po ashtu te rinjtë e pendorin edhe për konsumim te narkotikeve”, thuhet në kërkesë. Ndërkaq, autoritet Komunale nuk i kanë premtuar që do të rregullohet në ndonjë kohë të shpejtë. “Ndriçimi ne këtë pjese ne rr.Mustafa Venhari do te realizohet ne baze te mundësive buxhetore”, është përgjigjur komuna.

Banorët e Progocit po kërkojnë vazhdimin e projektit për ndriçim.

“Kërkojmë që të bëhet ndriçimin i rruge në ketë lagje pasi që nga projekti i kaluar kanë mbetur të pa përfshira edhe disa rrugë. Është me rendësi të ceket që me rastin e mos përfshirjes të te gjitha rrugëve të po të njëjtës lagje ka mjaftë pakënaqësi nga qytetarët për mos përfshirjen e komplet lagjes gjë që po ndihen të diskriminuar dhe reagimet e tyre çdo ditë e më tepër janë në rritje Shpresojmë që do gjejmë mirëkuptim”, thotë kërkesa.

Banorët në Rrgën “Josip Rela” kanë kërkuar të rregullohet ndriçimi përballë shkollës. Vendosja e një llampe në një nga dy shtyllat në rrugë, sipas tyre, do të rriste dukshëm ndriçimin dhe sigurinë në rrugë.

=

Edhe banorët e një pjesë të Çagllavicës kanë kërkuar ndriçim publik.

Banorët në Rrgën “Josip Rela” kanë kërkuar të rregullohet ndriçimi përballë shkollës. Vendosja e një llampe në një nga dy shtyllat në rrugë, sipas tyre, do të rriste dukshëm ndriçimin dhe sigurinë në rrugë.

Komuna ka vërshuar më plotë kërkesa tjera.

Banorët të “Qafa” kërkojnë rregullim të trotuarit.

Kërkesën kanë edhe një pjesë e banorëve të Rrugës B. Ata kërkojnë ndërtimin e një shtegu për këmbësorë.

“Ju lutem vëreni se në hapësirën që lidhe disa blloqe të banesave me rrugën B, nuk ka mënyre te përshtatshme të qasjes në rruge, që do të thotë se nevojitet një shteg i shtruar për këmbësor si dhe shkalle që do te mund te lehtësonin mënyrën e lëvizjes për banoret. Kjo do te parandalonte ndonjë aksidentet, meqë për momentin, dhe qe një kohe shume te gjate, mënyra e vetme e komunikimit me rruge është neper balte dhe me shkalle te improvizuara nga banoret (foto e bashkangjitur) dhe kur ka reshje shkallet rrëshqasin”, thuhet në kërkesë.

Kërkesë për rregullim të rrugëve dhe mirëmbajtje të rrugës ekzistuese, kanë bërë banorët e Besisë. Kanë thënë se kërkesë të njëjtë kanë bërë edhe më herët.

“Të nderuar, duke ju referuar, kërkesës së mëparshme në fund të vitit 2016, gjithashtu duke marrë parasysh edhe vizitën e zyrtarëve tuaj për shiqim të rrugëve dytësore për investim në fshatin Tenshdoll, ju lutem a kemi ende diçka në këtë drejtim? Si dhe mirëmbajtje të rrugës ekzistuese e cila ka pësuar dëmtime në disa vende, e që po paraqet rrezik për automjete dhe për kalimtarë”, thuhet në kërkesë./Lajmi.net/