Pak ditë pas dasmës Besniku i kthehet ‘dashnisë’ së parë

Këngëtari i njohur, Besnik Qaka nga grupi NRG Band si duket është duke u angazhuar për një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

12/10/2017 15:30

Këtë e dëshmon fotografia e publikuar nga vetë ai në Instastory ku shihet se ia ka mësyrë kësaj pune, shkruan lajmi.net

Ai dhe tashmë gruaja e tij Lolita, dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë me date 30 të muajit të kaluar ndërsa jo shumë ditë pas dasmës ai është rikthyer te dashnia e tij e parë, kënga.

Besniku njihet për zërin e tij karakteristik dhe performancat e shkëlqyera që i solli ndër vite, e fansat sigurisht se mezi po presin t’u servohet projekti i ri muzikor i cili nuk mund të ketë dyshime se do të jetë ‘hit’./Lajmi.net/

YouTube player